Maqedoni

Janë zbuluar migrantë në Negotinë

27.05.2015 12:51

Një grup i ri i imigrantëve është zbuluar mbrëmë në Negotinë, ka informuar sot Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB-së Veles...

Migrantët me preardhje nga Siria dhe Iraku ilegalisht janë bartur në kamion pa targa. Shoferi dhe një pjesë e imigrantëve kur janë vërejtur nga policia janë munduar të ikin dhe pastaj automjeti ka përfunduar në një kanal pranë rrugës, por nuk ka të lënduar.
 
"Mbrëmë në orën 21:00, në rrugën lokale të fshatit Dubrovë-Negotinë në afërsi të bodrumit të verës "Povardarie", nëpunësit policorë kanë vërejtur automjet motorik transporti të markës "Mercedes" pa targa. Shoferi i automjetit, kur e ka vërejtur automjetin policor, e ka zvogëluar shpejtësinë  dhe nga vendi i pasagjerit ka kërcyer një person dhe ka filluar të ikë drejt  bodrumit të verës. Shoferi ka vazhduar me lëvizjen dhe pas 100 metrave  edhe ai në lëvizje  ka kërcyer nga kamioni dhe ka ikur drejt  kodrës, ndërsa automjeti ka vazhduar vetëm të qarkullojë edhe 50 metra dhe pastaj ka dalë nga rruga në një kanal në anën e majtë në drejtim të lëvizjes. Nga automjeti kanë filluar të dalin disa persona të cilët janë arratisur në drejtim të autostradës", deklaroi Stojkovska.
 
Në vendin ku automjeti ka dalë nga rruga janë takuar shtatë persona imigrantë ilegalë nga Siria dhe Iraku të moshës prej 18 deri në 46 vjet dhe një fëmijë 10 vjeçar.
 
Në momentin e kontrollit të tre imigrantët janë munduar të ikin dhe si pasojë nga ana e nëpunësit policor është gjuajtur në ajrë për shkak të paralajmërimit.
 
Migrantët janë dorëzuar në Qendrën rajonale për punë kufitare Jug dhe do të vendosen në Qendrën e pranimit për të huaj në MPB.
 
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi kontrollues nga Qendra rajonale për punë kufitare Jug.
 
Ndërmerren masa për gjetjen e personit i cili e ka drejtuar automjetin./mia