Maqedoni

Ministria e Arsimit, publikohen oraret për testimin ekstern

27.05.2015 14:26

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sot njoftoi se në faqen e internetit “prasanjaeksterno.dic.edu.mk” janë publikuar oraret për testimin e ardhshëm ekstern...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sot njoftoi se në faqen e internetit “prasanjaeksterno.dic.edu.mk” janë publikuar oraret për testimin e ardhshëm ekstern të nxënësve nga klasa e katërt në shkollën fillore deri në vitin e tretë të shkollës së mesme.

Nxënësit mund ta shohin datën dhe orën kur do të testohen, ndërsa lëndët mësimore do të publikohen tre ditë para datës së testimit.

Procesi i testimit ekstern do të realizohet në periudhën prej dy deri dhjetë qershor dhe do të përshijë gjithsej 183.280 nxënës dhe 17.803 mësimdhënës.

Fondi i pyetjeve të publikuara përmban gjithsej 445 mijë e 700 pyetje në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe në gjithsej 7 mijë e 560 lëndë.

Për çdo lëndë janë gjeneruar pyetje varësisht nga përfaqësimi i tyre në planin mësimor, respektivisht numrit të orëve.

Kështu, për lëndën e përfaqësuar me një orë në javë janë gjeneruar 100 pyetje, për lëndën me dy orë në javë 200 pyetje, për lëndën e përfaqësuar me tri orë në javë 300 pyetje.