Botë
ShBA, Kongresi miratoi publikimin e dosjeve të Epstin
19.11.2025 16:43
Të dyja dhomat e Kongresit kanë rënë dakord t’i urdhërojnë Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së..

Të dyja dhomat e Kongresit kanë rënë dakord t’i urdhërojnë Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, që t’i publikojnë dosjet mbi Xhefri Epstin. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi me shumicë dërrmuese masën me 427 vota pro dhe 1 kundër, dhe Senati përshpejtoi unanimisht vendimin pa një votim formal. Që ky vendim të hyjë në fuqi, duhet të nënshkruhet nga presidenti amerikan.
“Nuk bëhet fjalë për Demokratët kundër Republikanëve, apo përballje mes Kongresit dhe Presidentit, por bëhet fjalë për një formë të transparencës përballë popullit amerikan dhe thirrje e përgjegjësisë e të gjithë personave në rrethin Epstin, të cilët i kanë mundësuar keqpërdorim të qindra vajzave për vite me radhë. Viktimat e Xhefri Epstin kanë pritur mjaftueshëm dhe drejtësia duhet të dalë në pah.”, - deklaroi udhëheqësi i pakicës në Senatin e ShBA-së, Çak Shumer.
“Gratë e mbijetuara, të cilat sot janë këtu në mesin tonë, janë ato të cilat e sollën këtë ligj, sepse kjo ka qenë guximi i tyre.”, - theksoi kryetarja e Klubeve Demokratike të Grave, Teresa Leze Fernandez.
Dokumentacioni i ri prapë po e hap rrjetin më kontravers të lidhjeve mes politikanëve të fuqishëm, miliarderë, akademikë dhe emra tjerë të njohur në ShBA. Trampi dhe lidhjet e tij me Epstin u rikthyen në titujt kryesorë javën e kaluar, pasi u publikuan më shumë se 20.000 dokumente, disa prej të cilave përmendin presidentin. Shtëpia e Bardhë ka mohuar çdo shkelje.
“Nuk kam kurrfarë lidhje me Xhefri Epstin. I kam ndërprerë lidhjet me të para disa viteve, sepse kisha përshtypjen se ai është një pervers i madh, dhe ja tani u dëshmua se kisha pasur të drejtë. Bill Klintoni, Lari Samersi kanë qenë së bashku me të pothuajse çdo natë apo çdo vikend. Ata kanë shkuar shpesh tek ishulli i tij, ndërsa unë asnjëherë s’kam qenë atje.”, - u shpreh presidenti i ShBA-së, Donald Tramp.
Epstin kreu vetëvrasje në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019. Ai po mbahej nën akuzat për trafikim qeniesh njerëzore dhe krime seksuale dhe klientët e tij përfshinin figura publike. Ndërsa bashkëpunëtorja e Xhefri Epstin është duke i mbajtur 20 vite burgim për trafikim me fëmijë.
FITIM KRYEZIU
