Botë

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19.11.2025 19:37

Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera në pjesën e jashtme deri në fund të 2026...

Muzeu i Luvrit në Francë do të instalojë 100 kamera në pjesën e jashtme deri në fund të 2026 si pjesë e masave për të shtrënguar sigurinë, pas vjedhjes spektaklore të muajit të kaluar.
 
Drejtori i muzeut tha gjatë një seance të parlamentit se do të thellonin bashkëpunimin me policinë duke instaluar një stacion të avancuar policor brenda Luvrit.
 
Vjedhja në mes të ditës e xhevahireve me vlerë 102 milion dollarë, ngriti dyshime mbi kredibilitetin e muzeut më të vizituar në botë si guardian i veprave të tij të paçmuara.
 
Ndërsa hetuesit kanë akuzuar 4 të dyshuar, thesaret nuk janë rikuperuar.
 
Autoritetet kanë pranuar se ka pasur mangësi në mbulimin me kamera sigurie jashtë mureve të muzeut, dhe gjithashtu tek ballkoni nga ku hynë plaçkitësit.