Ekonomi

Edicioni top 100 kompanitë e OEMVP-së, “Dauti Komerc” shpallet top një kompania

19.11.2025 20:50

Top një kompania në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të edicionit TOP 100 të OEMVP-së, u shpall kompania Dauti Komerc....

Top një kompania në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të edicionit TOP 100 të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, u shpall kompania Dauti Komerc. Kjo kompani ka arritur performancë vjetore prej 85.5 milion euro, me fitim neto prej rreth 2 milion euro, eksport prej 3.8 milion euro dhe Investim prej 3.7 milion euro. Duti Komerc numëron 525 të punësuar. Në vendin e dytë u radhit kompania Pofiks, në vendin e tretë kompania Neptun, kompania e 4 më e suksesshme u radhit kompania Kipper dhe në Top 5 u përfshi edhe kompania Adrius. 
 
“Gjatë vitit 2024, qarkullimi vjetor i kompanive ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 1.7 miliardë euro. Një shifër e jashtëzakonshme që tregon rritje prej 178% krahasuar me vitin 2015 dhe rritje prej 85% krahasuar me vitin 2020. Gjithashtu dhe përfitimi komulativ për vitin 2024 ka arit vlerën prej 135.4 milion euro, shifër që shënon rekordin më të lartë 10 vitet e fundit. Numri i të punësuarve edhe në top 100 kompanitë për vitin 2024, kompanitë kanë krijuar rreth 10.794 vende pune. Vlen të theksohet se vetëm top 10 kompanitë punsojnë 5200 puntor.”, u shpreh U.D. kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu.
 
“Qeveria dhe afaristët patjetër të jenë në të njëjtën anë, në anën e rritjes, zhvillimit ekonomik, stabilitetit të vendeve të reja të punës, të investimeve, për krijimin e jetës më të mirë për të gjithë njerëzit. Ne si shtet dhe Qeveri do të vazhdojmë të jemi partner e jo pengesë, jo frenues, jo faktorë të pasigurisë, por aleat i juaj, aleat i biznesit, sepse ekonomia e fuqishme është kusht për shtet të fuqishëm.”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.