MPB: Po zhvillohet aksion policor në disa lokacione në Maqedoni
20.11.2025 11:17
Nga Ministria e Punëve të Brendshme....

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se po zhvillohet aksion policor në disa lokacione në vend.
“Punonjës policie nga SPB-Shtip dhe DPB Koçani, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë kundër Krimit dhe nën udhëzimin e Prokurorisë Publike në Koçan, po ndërmarrin disa aktivitete në disa lokacione nëpër shtet”, thonë nga MPB, duke shtuar se pas përfundimit të aksionit, do të japin informacione më të detajuara.
