Nikolloski: Deri në vitin 2028, do ta ndërtojmë autostradën Prilep-Manastir
20.11.2025 11:58
"Autostrada Prilep – Manastir po ndërtohet...

"Autostrada Prilep – Manastir po ndërtohet me dinamikë të fuqishme, dhe deri në vitin 2028 do ta ndërtojmë".
Kështu ka shkruar zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, në profilin e tij në Facebook, duke publikuar pamje nga punimet.
“Progres i fuqishëm në ndërtimin e autostradës Prilep – Manastir. Po vazhdojmë me planin, autostradë nga Prilepi deri në Manastir deri në vitin 2028. Maqedonia po ndërtohet me një ritëm të shpejtë! Po e ndërtojmë Maqedoninë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski.
