Maqedoni

Projekt për efikasitet energjetik, me sukses në 9 komuna dhe 37 banesa kolektive

27.05.2015 13:51

USAID dhe “Habitat” prezantuan sukseset e projektit për efikasitet energjetik në sektorin shtëpiak...

Projekti për efikasitet energjetik në sektorin shtëpiak ka ulë shpenzimet e energjisë elektrike dhe u ka mundësuar familjeve që jetojnë nëpër banesa kolektive të krijojnë hapësirë më të rehatshme për jetesë, u shprehën përfaqësuesit e USAID-it dhe “Habitat”. 
 
“Në katër vitet e kaluara kemi punuar në 9 komuna dhe kemi instaluar dritare të reja, dyer të reja, fasada të reja për të përmirësuar efikasitetin energjetik të banesave të atyre komunave”- deklaroi drejtori i USAID–Maqedoni, Xhejms Stain.
 
“Mendoj se kemi pasur sukses të tregojmë se investimi në efikasitet energjetik në banesa është investim i paguar, pasi që paratë e investuara kthehen pas 6-8 viteve me anë të kursimit të energjisë elektrike”- tha drejtori ekzekutiv i “Habitat”-Maqedoni, Zoran Kostov.
 
Projekti deri tani është realizuar në 37 banesa kolektive në 9 komuna të ndryshme. Projekti gjithashtu ka ndihmuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për kursim të energjisë elektrike nëpër shtëpi.
 
ERSAN PAJAZITI