Maqedoni

Zgjerimi i shumicës qeverisëse, Mickoski: Nuk ka ide për shtimin e shumicës

20.11.2025 15:34

Mickoski nuk parashikon zgjerimin e Qeverisë...

Qeveria e kryeministrit Hristijan Mickoski nuk parashikon zgjerimin e Qeverisë, pas zërave se ASh-ja e Zijadin Selës do t’i bashkëngjitej Qeverisë. Mickoski thotë se nuk ka planifikime për koalicione të reja.
 
“Mendoj se si Qeveri kemi shumicë historikisht të lartë në Parlament, me dy të tretat dhe në këtë moment nuk ka mendime të tilla.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Buxheti për aparatin e drejtësisë, Mickoski: Nuk ka para për paga 5 mijë euro
 
Qeveria është duke punuar në ligjin reformues të aparatit të drejtësisë. Do t’i lërë të lira gjykatat dhe prokuroritë për punësim dhe avancime, por s’do të mungojë llogaridhënia që do t’i jepet Parlamentit. Qeveria refuzon rritjen e buxhetit për paga më të mëdha. Sipas kryeministrit, e pranueshme është që gjykatat të kenë 0.25%, ndërkaq prokurorët 0.1% buxhet nga prodhimi i brendshëm bruto, por jo edhe paga deri në 5 mijë euro.
 
“Unë me të vërtetë nuk e shoh të nevojshme që këtë proces ta shtyjmë me forcë. Përse nga 0.3 % që ndahen për gjykatat dhe pjesa tjetër i jepet prokurorëve apo gjithsej 0.39%, të rrisim buxhetin e tyre në 1.3% apo 0.8% për gjykatat dhe 0.5% për prokurorët. Kjo do të ishte rreth 260 milionë dollarë në vit dhe ato para nuk i kemi. Ka kryetar të gjykatave të cilët marrin paga rreth 180 mijë denarë apo rreth 3 mijë euro në muaj. Unë si kryeministër marr 2 mijë euro e gjysmë. Paga e kryetarit të gjykatës të mos jetë shumë më poshtë, por të jetë e njëjtë. Nuk ka gjykatës ndër 100 mijë denarë pagë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Qeveria po rishikon gjetjen e rrugës së drejtë të shkarkimit të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, duke mos dhënë afatin e saktë për vendimin e prerë, pasi partia e Mickoskit thotë se kryeprokurori ka humbur besimin e qytetarëve, duke i lënë çështjet e mëdha të krimit në sirtar.
 
MERAL ISMAILI