Maqedonia, Shqipëria e Kosova mësojnë kundërshtarët
20.11.2025 18:18
Sot në Zyrih, u hodh shorti për “Play Off”-in e Kupës së Botës...

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) hodhi sot në mesditë shortin me të cilin u përcaktuan çiftet gjysmëfinaliste që do të garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, e cila në “play off”, ia doli të kualifikohet përmes Ligës së Kombeve në ½ finale do të përballet me Danimarkën. Ndeshja zhvillohet në mars, ndërsa Maqedonia do të jetë mysafire. Në rast kualifikimi, përfaqësuesja e vendit do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit Çeki – Irlandë. Edhe në këtë rast Maqedonia do ta luante ndeshjen jashtë fushe.
Shqipëria dhe Kosova që i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive, duke prerë një biletë për në fazën “play-off”, për herë të parë në historinë e të tyre do të luajnë në një fazë të tillë të Botërorit. Goglat e FIFA-së, deshën që kombëtarja shiptare në “play off” do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale të Play-off-it të Botërorit 2026. Ky ishte verdikti i shortit të hedhur në Zyrih. Në rast kualifikimi, Kombëtarja shqiptare do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Edhe në këtë rast Shqipëria do ta luante ndeshjen jashtë fushe.
Kosova e cila pjesëmarrjen në fazën e play-off-it të Botërorit, e siguroi duke e mbyllur Grupin B në vendin e dytë dhe morri një renditje historike në renditjen e FIFA-së, në ½ finale do të përballet me Sllovakinë. Ndeshjen e luan në Bratislavë më 26 mars, me synime të qarta, fitoren e cila do të dërgonte në finalen e madhe të play-off-it të Botërorit 2026. Në rast se Kosova kalon në finalen e play-off-it, atëherë do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani.
Të tria këto ekipe përfaqësuese, në mars të vitit të ardhshëm do të tentojnë për të shkuar edhe më tej dhe pse jo për të provuar edhe eksperiencën e parë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada e Meksikë.
Kualifikimi për në finalet vendoset nga një ndeshje teke, që do të zhvillohet më 26 mars. Finalet do të luhen 4 ditë më vonë. Në shortin e sotëm merrnin pjesë 16 skuadra nga Europa, por vetëm 4 prej tyre mund të shkojnë në Botërorin e Meksikës, Kanadasë dhe SHBA-ve. (Gazetar: Safet Ademi)
