Denveri e mundi Nju Orleansin, Oklahoma mbetet lider në NBA
20.11.2025 18:21
Kampioni aktual Oklahoma City, pas 16 ndeshjeve në sezonin e ri mbetet me një humbje...

Kampioni aktual Oklahoma City, pas 16 ndeshjeve në sezonin e ri mbetet me një humbje. Kësaj radhe para tyre u dorëzua Sacramento Kings. Ky takim kishte vetëm një drejtim dhe në fund Oklahoma iu gëzua fitores me 113:99, ku mysafirët vetëm në çerekun e fundit ishin të barabartë dhe i njëjti përfundoi 30:30. Alexander Shai me 33 pikë vijon të jetë lider për kampionët. Oklahoma tani është në përpjestimin 15:1, me çrast është barazuar me Cleveland Cavaliers me përpjesitmin më të mirë në 16 ndeshjet e para.
Një fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e Denver, që mundi 125-118 New Orleans. Më i spikatur tek Deneri ishte Pejton Votson e 32 pikë, që paraqet rekord të tij, ndërsa tek New Orleans me 30 pikë u dallua Derik Kvin. Denveri ka 11 fitore e 3 humbje dhe mbajnë poztën e dytë në Perëndim, ndërsa, New Orleans tani është në përpjestimin 2:13 dhe mbajnë “fenerin” në po të njëjtën konferencë.
Nga ndeshjet e tjera veçohet- Fitorja në sekondat e fundit për Chicago, që mposhti 122-121 Portland.Jashtë fushe fiton ekipi i Houston, që falë 28 pikëve të Sengun mundi 114-104 Cleveland. New York fiton në fund ndaj Dallas, 113-111, falë 28 pikëve të Jalen Brunson. Në fushën e tij, Miami mposhti 110-96 Golden State. (Gazetar: Safet Ademi)
