Reshjet e shiut ngrenë nivelin e lumenjve

21.11.2025 11:26

Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve dhe përmbytje lokale...

Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve dhe përmbytje lokale në disa rajone të vendit, veçanërisht në Manastir, Prespë dhe Ohër. 

Janë raportuar edhe rrëshqitje toke dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore. Disa lumenj kanë dalë nga shtrati, ndërsa të tjerë paraqesin rrezik për përmbytje. Institucionet kompetente kanë ndërmarrë masa për menaxhimin e situatës. Qytetarëve u bëhet apel të shmangin zonat pranë lumenjve dhe të raportojnë çdo rrezik në numrin 112.
 
“Të gjithë institucionet kompetente janë njoftuar me kohë nga Qendra për Menaxhim me Kriza për të gjitha këto dukuri dhe janë ndërmarrë masat përkatëse për sanimin dhe mbrojtjen e popullatës dhe infrastrukturës. Apelojmë te qytetarët të shmangin lëvizjen pranë shtratrave të lumenjve, urave dhe sipërfaqeve të përmbytura, të ndjekin udhëzimet e shërbimeve kompetente dhe, nëse vërejnë çfarëdo rreziku – menjëherë ta raportojnë në numrin falas për thirrje emergjente 112 në QMK.”, thuhet në njoftim.