Kos: Evropa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin

21.11.2025 11:55

Komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos...

Komisionarja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos,  u shpreh se Evropa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin. Ajo theksoi se ky është një gabim i së shkuarës dhe sipas saj duhet të korrigjohet. Komisionarja e BE-së iu drejtua liderëve të rajonit duke thënë që “ Shtëpia juaj, Evropa, po ju pret”.

Marta Kos shtoi se vendet e Ballkanit janë tashmë pjesë e Evropës, por shtoi se thjesht duhet bërë në mënyrë institucionale, pra të bëhen shtete anëtare të BE-së.

“Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky është një gabim që kemi bërë në të shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë. Ndaj jam shumë e kënaqur që këto takime që ne po bëjmë për planin e rritjes, po hapim gjithnjë e më shumë dyer. Shumë dyer të tjera do të hapen dhe shtëpia juaj, Evropa, po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës, ne thjesht duhet ta bëjmë në mënyrë institucionale, të bëheni shtet anëtar i BE-së.”, u shpreh Marta Kos.