Maqedoni

Tre të lënduar në një aksident në Tetovë

27.05.2015 14:31

Tre persona janë lënduar, ndërsa janë dëmtuar gjithsej katër automjete në aksidentin që mbrëmë rreth dhjetë minuta pas mesnatës...

Tre persona janë lënduar, ndërsa janë dëmtuar gjithsej katër automjete në aksidentin që mbrëmë rreth dhjetë minuta pas mesnatës ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve "Ilindenska" dhe "166" në Tetovë, e njohur si "kthesa Brevenicës" informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
 
Në aksidentin fillimisht janë përplasur një "Mercedes" me targa të Tetovës i drejtuar nga J.S (27) nga Bogovinja dhe një "Audi" gjithashtu, me targa të Tetovës që e ka drejtuar tetovari A.I. (31).
 
Ai sqaroi se pas autorizimit nga prokurori publik policia ka kryer ekspertizë të tërësishme dhe punon në zbardhjen e të gjitha hollësive lidhur me këtë aksident./mia