Maqedoni
Mickoski nga Samiti i Tiranës: Integrimi sipas meritës, mos të bilateralizohet
21.11.2025 14:03
Mickoski ka kërkuar nga partnerët evropianë që aspiratat eurointegruese të maten në bazë të sistemit të meritave dhe jo të mbeten peng i çështjeve bilaterale....

Kryeministri Hristijan Mickoski ka kërkuar nga partnerët evropianë që aspiratat eurointegruese të maten në bazë të sistemit të meritave dhe jo të mbeten peng i çështjeve bilaterale. Nga Tirana ku po merr pjesë në Samitin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, shefi i ekzekutivit potencon se reformat dhe kushtet e BE-së janë ato që të çojnë në portën e Unionit.
“Në këtë proces jemi shumë gjatë, më shumë se 25 vjet. 20 vjet që kur jemi shtet kandidat dhe me të vërtetë, atë që e kemi përjetuar ne gjatë rrugëtimit, nuk do të doja askush ta përjetojë. Por, shihet se kur njëherë të vendosni ndonjë përjashtim si rregull, kjo më pas bëhet rregull dhe shtetet tjera mund të thirren në atë përjashtim të vënë më herët dhe të shndërrohet në rregull. Ajo që nuk e shoh thelbësore më, është se problemet dypalëshe dhe kontestet dypalëshe janë ato që vendosin nëse vendet duhet të bëhen anëtare fuqiplote në suaza të BE-së. Unë thelbin e shoh në realizimin e reformave, hapat që i plotësojnë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Duke folur për reformat e vendit, Mickoski me qëndrim se detyrat i referohen besimit në idenë evropiane. Ai shpalos se çfarë reforma do t’i zë të implementuara Viti i Ri.
“Deri në fund të vitit presim që të paktën tetë apo dhjetë nga 12 hapat e paplotësuar të zbatohen, dy mbeten problematike, i pari është subvencioni për energjinë elektrike që Qeveria u ofron qytetarëve përmes mekanizmave të saj, sepse vlerësojmë se nëse kjo nuk ndodh, faturat e energjisë elektrike të qytetarëve do të rriten me të paktën 35-40% dhe thamë se nuk mund ta përmbushim atë hap dhe nuk do ta përmbushim në këtë moment, dhe i dyti është adaptimi i kodit zgjedhor, e dini çfarë gjimnastike politike po ndodh atje brenda Parlamentit. Është një nga ato ligje që deputetët mund ta pengojnë brenda Parlamentit, kështu që të gjithë hapat e tjerë të jenë realitet për ne.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Pavarësisht rrethanave që përcjellin aspiratat eurointegruese, vendi vazhdon me vendosmëri drejt kësaj strategjie madhore shtetërore, ka shtuar Mickoski, pa lënë anash edhe fokusin politik në bashkëpunimin rajonal.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
