KONKURS PUBLIK PËR ZGJEDHJE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË RTVM-SË
Kandidatët të cilët do të paraqiten....
I. Kandidatët të cilët do të paraqiten duhet t’i plotësojnë kushtet si vijojnë:
- të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kenë arsimim sipëror,
- të posedojnë njohuri dhe së paku 5 (pesë) vite përvojë nga sfera financave dhe kontabilitetit dhe
- ti plotësojnë kushtet e përcaktuara nga neni 127 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
II. Kandidatët në Konkursin Publik së bashku me fletëparaqitjen duhet të dorëzojnë:
- Çertifikatë për shtetësi (jo më e vjetër se 3 muaj),
- Diplomë për arsim sipëror të kryer,
- Biografi të shkurtër(CV),
- Vërtetim për përvojë 5 vjeçare nga sfera e financave dhe kontabilitetit,
- Deklaratë për mospërputhje të funksioneve në pajtim me nenin 127 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (e vërtetuar në noter).
III. Gjatë shqyrtimit të fletëparaqitjeve të dorëzuara pas Konkursit Publik për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të RTVM-së, do të merren parasyshë vetëm dokumentet e dorëzuara në origjinal ose kopjet e vërtetuara në noter.
IV. Kandidatët për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës të RTVM-së dorëzojnë fletëparaqitje për Konkursin me dëshmi adekuate për plotësimin e kushteve të kërkuara, në zarf të mbyllur me mbishkrim (për pjesëmarrje në Konkursin për Këshillin Mbikëqyrës të RTVM-së).
V. Konkursi zgjat 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, duke u llogaritur nga dita e shpalljes në programet e RTVM-së.
Data e shpalljes 21.11.2025
