Maqedoni

Kriza politike në RM, BE mund të dërgojë përfaqësues special në Shkup

27.05.2015 14:54

Situata e tendosur politike në Maqedoni, sidomos pas rastit të Kumanovës, i ka shtuar zërat se Bashkimi Evropian...

Situata e tendosur politike në Maqedoni, sidomos pas rastit të Kumanovës, i ka shtuar zërat se Bashkimi Evropian mund të dërgojë një përfaqësues special në Shkup për të ndihmuar në tejkalimin e krizës.
 
Zëdhënësja e përfaqësueses për politikën e jashtme dhe sigurinë pranë BE-së, Maja Koçijançiç, nuk e ka përjashtuar mundësinë se BE-ja mund të dërgojë përfaqësues special në Maqedoni, me mandat të caktuar për zgjidhjen e krizës politike, si dhe për parandalimin e konflikteve të tjera pas asaj që ndodhi në Kumanovë.
 
Nuk mundem të konfirmoj asgjë në këtë fazë. Pozicioni i BE-së në raport me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në përgjithësi është i paraqitur përmes përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, si lehtësues në dialog, si dhe pranisë së komisionarit, Johannes Hahn.
 
Në këtë drejtim, pozicioni ynë mbetet i njëjti siç është theksuar më parë, ka deklaruar Maja Koçiançiç.