Kuvend, Adem Çuçul propozohet për kryetar të KShPK-së
Adem Çuçul, i cili aktualisht është sekretar i Komisionit të Antikorrupsionit...

Adem Çuçul, i cili aktualisht është sekretar i Komisionit të Antikorrupsionit, në intervistat me 10 kandidatë të tjerë mori pikët më të larta në Kuvend nga ekspertë të jashtëm dhe i njëjti do të jetë kandidati për kryetar të ri të KShPK-së.
Komisioni Parlamentar për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot njëzëri propozoi Adem Çuçulin për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Vendimi – propozim i këtij Komisioni do t’i dërgohet seancës plenare, e cila do të mbahet në fillim të dhjetorit.
“Kandidati më mirë i ranguar nga intervista e relaizuar është Adem Çuçul, juirist i diplomuar me provimin e jurispudencës të dhënë nga Shkupi, i cili është i pari në ranglistë dhe fitoi numrin më të madh të pikëve, përkatësisht 96.5 pikë. Konstatoj se komisioni me dhjetë vota për, apo njëzëri e miratoi vendim-propozimin për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit për Parandalimin e Korupsionit dhe të njjejtën do t’ia dorëzojë Parlamentit.”, - deklaroi kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgji Sajkovski.
Shpallja për aplikim të kandidatëve për kryetar të KShPK-së u publikua që gjatë verës, pasi kryetarja e deritanishme Tatjana Dimitrovska dha dorëheqje pas aktakuzës në rastin “Aditiv”, por procedura u pezullua përkohësisht për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Përndryshe, për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, fillimisht ishin paraqitur 13 kandidatë, njëri i tërhoqi dokumentet, ndërsa dy persona nuk i plotësuan kushtet. (Ersan Pajaziti, TVM2)
