Botë
AI: Hamas abuzime me të drejtat e njeriut në rripin e Gazës
27.05.2015 16:14
“Amnesty International”, përmes një raporti flet për abuzime me të drejtat e njeriut të Hamas-it në rripin e Gazës.

Këto abuzime përfshijnë pengmarrje, tortura dhe vrasja pa gjykim e civilëve palestinezë.
Shumë prej viktimave janë akuzuar për bashkëpunimin me izraelin. Hamas ka kundërshtuar raportin, i cili është mbështetur në burime të dyshimta.
