Botë
22 Nëntori Dita e Alfabetit shqip, seancë solemne në qeveri
22.11.2025 13:20
Me rastin Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe 22 nëntori...

Me rastin Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe 22 nëntori, në Qeveri u mbajtë seancë solemne, kushtuar kësaj dite të madhe të zhvillimit të alfabetit shqip.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha me këtë rast se shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e këtij vendi, andaj në këtë ditë u jepet mirënjohje jo vetëm paraardhësëve të cilët kanë luftuar për zhvillimin e arsimit të gjuhës shqipe, por edhe atyre që sot po e vazhdojnë këtë rrugëtim.
Qeveria e mebtet e përkushtuar në promovimin dhe avancimin e politikave të cilët ndëtojnë besim ndëretnik dhe kohezion të ndërsjellë dhe angazhohet për të krijuar hapësirë për zhvillim të barabartë për të gjithë tha Mickoski.
“Kjo ditë është shumë e rëndësishme për shtetin tonë. Maqedonia është shtëpi e diversiteteve, që nuk na ndajnë, por për kundrazi na pasurojnë historinë tonë të përbashkët kombëtare. Shqiptarët me kulturën dhe vlerat e tyre, janë pjesë e rëndësishme të shtetit tonë. Sot kur po e shënojmë ditën e alfabetit shqip ne japim mirënjohjet tona atyre që janë përpjekur dhe kanë luftuar për arsim, edukim dhe zhvillimin kulturor dhe të gjithë atyre që sot po e vazhdojnë këtë rrugëtim. Atdheu ynë i përbashkët bazohet në idenë se çdo qytetar ka vend dhe vlerë të njëjtë dhe të barabartë dhe mundësitë e njëjta. Pikerisht për këtë Qeveria mbetet e përkushtuar në politikat të cilat ndërtojnë besim ndëretnikë, krijojnë hapësira për zhvillim të barabartë të gjuhëve dhe kulturave të ndryshme dhe e përfaqësojnë kohezionin mes të gjithë qytetarëve”, u shpreh kryeministri i RMV-së, Hirstijan Mickoski.
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai përkujtoi se shënimi i 22 nëntorit është një kujtesë e qartë se zhvillimi dhe standardizimi i një gjuhe dhe respekti institucional janë pjesë e proceseve që ndërtojnë një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik.
Kjo ditë thekësoi Fetai përkujton se përgjegjësia e përbashkët është që të krijojmë një ambient ku secili qytetarë mund të kontribuojë, të arsimohet dhe të jetojë pa u ndjerë i margjinalizuar për shkak të gjuhës apo identitetit të tij, dhe pikerisht këtë gjë e bënë kjo qeveri tha ai.
“Shtet moderne matin cilëlësinë e demokracisë së tyre jo vetëm me funksionalitetin e institucioneve, por edhe me mënyrën se si trajtojnë gjuhët e komuniteteve që bashkëjetojnë brenda tyre. Në këtë kuptim barazia gjuhësore nuk është çështje simbolike,ajo është një parim demokratik dhe një praktik që po e ofron vendin tonë me të ardhmen që synojmë. Gjuha është mjetë përfshirje, e jo përjashtimi, gjuha është urë komunikimi, e jo kufi mes komuniteteve. Qeveria jonë synon të sigurojë kushte të barabarta për zhvillim dhe kultivim e të gjitha gjuhëve që përdoren në vend, si pjesë e një vizioni modern të bashkëjetesës dhe institucionalizimit demokratik”, theksoi zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai.
Më 22 nëntor shënohet përvjetori i Kongresit të Manastirit, ku dhjetëra studiues shqiptarë u takuan nga 14 deri më 22 nëntor 1908, për të krijuar Alfabetin e gjuhës shqipe. Kongresi për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kulturës dhe të popullit shqiptar në tërësi, ndërsa që nga 22 nëntori 2007, Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe në vend festohet si festë zyrtare dhe është një ditë jo pune për shqiptarët e këtij vendi.
REXHEP QAMILI
