Maqedoni
Reshjet e dendura të shiut, shkaktuan dëme në disa pjesë të vendit
22.11.2025 13:56
Rreshjet intensive të shiut ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të vendit...

Ujëra të dalura nga shtretërit e lumenjëve, shtëpi dhe zona bujqësore të përmybtura si dhe rreshqitje të tokës përgjatë disa akse rrugore, janë regjistruar në disa rajone jugperëndimore dhe jugore të vendit.
Gjendja më krtike është paraqitur në Qytetin e Resnjës ku aty për shkak të daljës së ujit nga shtreti i lumenjëve janë përmbytur mbi 50 shtëpi të banueshme. Ekipet e Qendrës për Menaxhim me Kriza janë duke intervenuar në terren, jo vetëm në Resnje, por edhe në Demir Hisarë ku aty janë përmbytur zona të konsiderueshme bujqësore, si dhe po punohet në riparimin e dëmeve në Ohër, Manastirë dhe Kumanovë ku është vërejtur edhe rrëshqitje e tokës përgjatë akseve rrugore.
Në kryqytet niveli i ujit të lumenjëve është rritur, por gjëndja është stabile dhe nën kontroll, thonë nga QMK.
“Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rajonet jugperëndimore dhe jugore të vendit. Gjendja më kritike ishte në komunën e Resnjës, ku ujërat e lumenjëve dolën nga shtretërit e tyre në fshatrat Carev Dvor dhe Drmeni, ku si pasojë e kësaj u përmbyten mbi 50 amvisëri dhe zona bujqësore. Nga ana jonë, janë të angazhuar ekipet me mekanizëm për ti riparuar pasojat. Në Manastirë po zhvillojmë disa intervenime ku po punohet në pastrimin e disa zonave përgjatë shtretërve të disa lumenjëve. U apelojmë qytetarëve që ti shmangin lëvizjet e tyre për rreth lumenjëve, urave dhe zonave të përmbytura dhe në qoftëse vërejnë çfarë do llojë rreziku mënjëherë të denoncojnë tek QMK-ja” , u shpreh Nade Vëçkova nga QMK.
Në ndërkohë përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë të shqetësuar nga kjo situatë, pasi që për shkak të daljes së ujërave nga shtretërit e lumenjëve ata druajnë se mund të vijë deri në turbullimin dhe ndotjen e ujit të pijshëm në këto vendbanime. Apelojnë për kujdesë të shtuar.
“Nëse në rajonet ku është vërejtur dalje e ujërave nga shtretërit e lumenjëve, ka përmbytje të shtëpive dhe zonave bujqësore dhe ku furnizimi i ujit të pijshëm po sigurohet nga puset individuale, nëse paraqitet turbullim i dukshëm i ujit, ai të mos konsumohet për pije, derisa nuk dalin vërtetimet labaratorike se uji i tyre është i sigurtë ”, thuhet në komunikatën e lëshuar të AUV-së.
Sinoptikanët paraljmërojnë se rreshjet e intensive të shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijmë.
“Sot edhe nesër na presin reshje më intensive të shiut, përseri mbi 30 litra në meter katëror brenda 24 orëve. Të hënën nuk do të kemi rreshje, ndërsa nga e marta përseri ato të shfaqen por me intensitet më të dobët se sa tani”, u shpreh sinoptikja Marija Cvetkovska.
Në disa vende malore, sinoptikanët paralajmërojnë gjatë ditëve në vijmë edhe rreshje të borës.
REXHEP QAMILI
