Maqedoni

Kuvend, Demiri dhe Shabani fitues të çmimin “22 Nëntori”

22.11.2025 14:14

Dy poetët, shkrimtarët e publicistët e njohur shqiptarë...

Dy poetët, shkrimtarët e publicistët e njohur shqiptarë Resul Shabani dhe Sevdail Demiri janë fituesit e çmimit shtetëror “22 Nëntori” të cilët u ndanë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga ana e Kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi.
 
Këto emra ishin të zgjedhur nga ana e Këshillit për ndarrjen e çmimit “22 Nëntori” i cili i ka  vlerësuar arritjet e tyre në sferën e jetës politike kulturore dhe shoqërore, dhe kontributin në avansimin e bashkëjetesës të ndërsjellë, dhe mirkuptimin ndërmjet pjestarëve të komuniteteve kulturore dhe fetare në RMV.
 
Të dy fituesit e çmimit u shprehën të kënaqur nga kjo e arritur e madhe. 
 
“Ky çmim i cili më dorëzohet sot, natyrishtë se është çmimi më i rëndësishëm, më i çmueshëm dhe është kurora e çmimeve me që i referohet arsimit armës kryesore dhe të vetme, me të cilën luftojnë shkrimtarët për të ngritur përmendore të vogla, por shumë të vlefshme për pasurimin dhe afirmimin e gjuhës sonë”, u shpreh fituesi i çmimit Resul Shabani.   
 
“Jam jashëzakonishtë i lumtur që këtë vitë po marrë këtë çmim kaq të lartë shtetëror, i cili vjen si kurorëzim i një pune të pa-ndalshme gati 3 dekadëshe në sferën publike. Aq më tepër ndjehem i nderuar sepse ky çmim përfaqëson një simbol të madhë identitar për shqiptarët jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në të gjitha trojet tona. Ata që më njohin e dinë se kur në jetë nuk kamë kërkuar apo pretenduar mirnjohje dhe çmime,por ato janë ardhur si vlerësim nga njerëz që dinë të çmojnë punën dhe përkushtimin e sinqertë”, theksoi fituesi i çmimit Sevdail Demiri.
 
Këto çmime ndahen për çdo vjet, nga ana e Kryetarit të Kuvendit në RMV për nder të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqip.
 
FITIM KRYEZIU