Maqedoni

117 vjet nga Kongresi i Manastirit, sot përkujtohet Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe

22.11.2025 15:08

Shqiptarët kudo që janë, sot përkujtonë me krenari një nga momentet...

Shqiptarët kudo që janë, sot përkujtonë me krenari një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kulturore, Miratimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Kongresin e Manastirit të vitit 1908.

Ky vendim historik i rilindësve tanë ndriçoi rrugën drejt arsimit, identitetit dhe bashkimit kombëtar.

Në këtë ditë të shënuar, nderojmë përkushtimin, mençurinë dhe vizionin e patriotëve që, përtej dallimeve, u bashkuan për një qëllim të madh, t’i jepnin kombit një alfabet të unifikuar, gurthemel i gjuhës dhe kulturës sonë.