Maqedoni

Kumanovë, vazhdojnë ndihmat nga diaspora për “Lagjen e trimave”

27.05.2015 17:06

Në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, edhe sot popullatës së këtushme i kanë arritur ndihma nga mërgata shqiptare në shtetet evropiane...

Me popullatën e dëmtuar të “Lagjes së trimave” u solidarizuan Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër dhe Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani.
 
Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër ka sjellë një ndihmë prej 40 mijë frangash zvicerane, kurse Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Gjermani mbi 33 mijë euro.
 
Ndihmat e arritura edhe sot çdo familjeje i janë ndarë drejtpërsëdrejti. 
 
Në “Lagjen e trimave” edhe sot kanë vazhduar punimet në rregullimin e kanalizimit të filluar dje.
 

NEXHAT AQIFI