Hoxha realizon dopietë golash, 3 asiste nga Mehmeti

22.11.2025 20:05

Arbër Hoxha dhe Anis Mehmeti po kalojnë një moment shumë të rëndësishëm...

Arbër Hoxha dhe Anis Mehmeti po kalojnë një moment shumë të rëndësishëm në karrierë, teksa sot ishin protagonistë në ndeshjet me skuadrat e tyre.  

Hoxha ishte vendimtar për Dinamo Zagreb në fitoren 3:1 ndaj Varazdinit, duke shënuar dy gola dhe duke e çuar në pesë numrin e realizimeve të tij këtë sezoni në kampionatin kroat.

Ai ka kontribuar gjithashtu me dy asiste në 13 ndeshje. Sulmuesi ishte pjesë e formacionit titullar të Shqipërisë në duelet kualifikuese me Anglinë dhe Andorrën.

Edhe Anis Mehmeti spikati në Angli, më saktësisht në Championship, duke bërë tre asistime në fitoren 3-0 të Bristol City ndaj Sëansea.

Ai u vlerësua me notën 9.9 dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Mehmeti ka pesë gola dhe gjashtë asiste këtë sezon, megjithëse nuk është grumbulluar prej kohësh në Kombëtaren shqiptare.