Maqedoni

Rekonstruimi i rrugëve në Tetovë, Kasami: Po punohet, do të përfundojnë në kohë

23.11.2025 14:30

Para zgjedhjve lokale shumë rrugë dytësore u gryen për rikonstruim në në Tetovë...

Para zgjedhjve lokale shumë rrugë dytësore u gryen për rikonstruim në në Tetovë prej te cilave edhe sot ka prej tyre në gjendje të vështir. Kreu i Tetovës Bilall Kasami, tha se në të gjitha rrugët po punohet sipas planit të parapar dhe sipas tij nëse kushtet klimatik do jenë të mira të gjitha këta rrugë do të përfundojn në kohë.
 
“Uroj të na shërbej koha por besoj se me dinamikën e parapar të punës besoj se shumica nëse jo krejt do përmbyllen para stinës së dimrit” theksoi i pari i Tetovës Bilall Kasami.
 
Kasami, përveç ndërtimit të rrugëve premtoi se do vazhdojn proceduar edhe për ndryshimin e emrave të rrugvë, proces ky që u anulua parazgjedhjeve lokale.
 
“Sigurisht se do vazhdojm. Janë ato proceduar të këshillit të vazhdon me formimin e komisionit të rinjë të formatit të rinjë, dhe ky komision do vazhdon punënë aty ku ka mbetuar komisioni i parë”, deklaroi kryetari i komunës së Tetovës Biall Kasami.
 
Përndryshe në qytetin e Tetovës ka gjithsej 297 rrugë nga të cilat 216 janë pa emra dhe rrugë pa numër.Nga komuna e Tetovës kanë theksuar se punohet për regjistrimin e rrugvë edhe në Kadastër dhe më pastaj të  njejtat të emrohen me emra ose numra
 
VISAR SADIKI