Maqedoni
Kumanovë: Reforma në sistemin e zjarrëfikësve
23.11.2025 14:48
Edhe Kumanova është një nga komunat e kyçura në reformat e sistemit të zjarrëfikësve...

Edhe Kumanova është një nga komunat e kyçura në reformat e sistemit të zjarrëfikësve. Qëllimi është fillimi i aplikimit të përvojave të shërbimit si motër të Tirolit të Austrisë.
Me këtë mëtohet sigurimi i njësisë profesionale të zjarrëfikësve e cila do të jetë e pajisur por edhe e përforcuar me shoqata vullnetare. Në kuadër të këtij projekti Kumanova ka fituar dy automjete të zjarrëfikësve me shportë dhe shkallë hidraulike në lartësi prej 32 metrave.
Këto automjete do të shfrytëzohen për intervenim dhe shpëtim në kushte të jashtëzakonshme në objekte shumëkatëshe.
"Në vet startin e tre punkteve në fshatrat Pçinjë, Tabanoc dhe Orashac të cilat komuna e ka për obligim ti ndërtojë në kuadër të kapaciteteve ekzistuese si dhe vendet për parkim dhe vendosjen e paisjes për trajnim të vullnetarëve. Qëllimi është që ti afrohemj sistemit të cilin Republika e Austrisë e posedon e që është ndër më tê mirët jo vetëm në EU por edhe në botë", theksoi Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.
Në qoftë se Kumanova arrinë të sigurojë numër të mjaftueshëm të zjarrëfikësve vullnetarë, do të fitojë edhe paisje shtesë me automjete si dhe trajnime plotësuese.
"Ne jemi krahinë federale dhe kemi rrethë gjysmë të popullatës që e ka RMV. Kemi 23 mijë vullnetarë ndërsa në RMV janë 800 vullnetarë. Me trajnime fillojmë tek të rinjtë e moshave shkollore", shtoi, Petar Llogar, coordinator i projektit.
Ndryshe, tre zjarrëfikës kumanovarë paraprakisht kanë qenë në vizitë studimore në Tirol të Austrisë nga ku janë kthyer me praktika të dobishme.
FATLUM AQIFI
