Maqedoni
Miteva: 33,682 vauçerë u janë dhënë studentëve
23.11.2025 15:06
Gjithsej 33 mijë e 682 vauçerë për blerje të pajisjeve elektronike...

Gjithsej 33 mijë e 682 vauçerë për blerje të pajisjeve elektronike u janë shpërndarë studentëve të cilët më herët kishin aplikuar dhe kanë plotësuar kushtet. Prej tyre 11.500 studentë në mënyrë të sukseshme e kanë shfrytëzuar vauçerin në vlerë prej 15.300 denarë.
Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva shprehet e kënaqur nga realizimi i deritanishëm i këtij projekti. Këto shifra sipas saj, tregojnë qartë se për këtë ka interes të madh tek studentët, se zbatimi është i qëndrueshëm, ndërsa masa krijon rezultate konkrte në realitet.
“Kjo masë nuk është e rastësishme, e as e imporvizuar, por është e saktë dhe e planifikuar me kohë nga sekretari i përgjithshëm i qeverisë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Digjitalizimit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ky koordinim institucional na mundësoi organizim të shpejt të procedurave, kritere të qarta për studentët, sistem të harmonizuar për shpërndarjen dhe zbatimin e vauçerave dhe nivel të lartë të transparencës gjatë kryerjes së procedurave”, u shpreh zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva.
Në kuadër të projektit qeveritar për vauçerët, qeveria ka parashikuar të shpërndajë rreth 55 mijë vauçerë studentëve në vlerë prej 15.300 denarë për funrizim me pajisje. Thirrja është e shpallur në ueb faqen elektronike, uslugi. gov. mk, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje që të gjithë studentët të aplikojnë për atë më së voni deri më 20.12.2025.
Miteva: Kthimi i TVSH- së po kryhet në mënyrë të rregullt
Miteva poashtu sqaron se në mënyrë të vazhdueshme rrjedh edhe pagesa për kthimin e TVSH-së për qytetarët dhe kompanitë. Deri në këto momente nuk ka informacione nëse ka mangësi ose vonesa eventual të shlyerjes së këtyre mjeteve.
“Në bazë të informacioneve që kamë, deri në këto momente kthimi i parave nga TVSh-ja po kryhet në mënyrë të rregulltë dhe se çdo llojë i mangësive që mund të paraqitet eventualisht po tejkalohet në afatin e parashikuar kohorë, megjithatë do të më lejoni të kontrollojë në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe të shikojmë, se a bëhet fjalë për ndonjë gjendje tjetër, mirëpo nga informacionet e mia deri më sot, mund tju them se rimbursimi i parave nga TVSH vijon pa pengesa dhe probleme”, theksoi Miteva.
Afati ligjor kohorë për kthimin e mjeteve nga TVSh për tremujorin e tretë të këtij viti, korrik, gusht dhe shtator është deri më 30 nëntori 2025.
REXHEP QAMILI
