Maqedoni
Pensionet, VMRO: LSDM po ndikon në heqjen e 7 mijë den
23.11.2025 15:24
VMRO – DPMNE me akuza në adresë të gjykatëses Dobrilla Kacarska...

VMRO – DPMNE me akuza në adresë të gjykatëses Dobrilla Kacarska se me sugjerim të LSDM-së po kërkon që pensionistëve tu hiqet e drejta e marrjes së 7 mijë denarëve shtesë. Sipas partisë së Mickoskit, Kacarska ka dorëzuar lëndë në kushtetuese për shfuqizimin e këtij përfitimi, duke e vulosur mosbesimin e qytetarëve në gjyqësor. Andaj nga VMRO kërkojnë reforma në gjyqësor.
“Këta gjykatës dhe prokurorë si Dobrilla Kacarska janë një pjesë e vogël e këtij sistemi të korruptuar të gjyqësisë. Andaj si VMRO – DPMNE kërkojmë reforma në gjyqësor dhe në prokurori. Përjashtimet e sinqerta të cilët e kryejnë punën sipas ligjit dhe sinqertë, duhet të vijnë në shprehje, e jo njerëz si Dobrilla Kacarska të sundojnë me gjyqësorin tonë”, u shpreh Valentin Manasievski nga VMRO – DPMNE.
Bllokimi i fondeve IPARD për bujqit, LSDM: Tripunovski pa përgjigje për stopimin
Për LSDM- në është e qartë se çfarë duhet bërë për ta reformuar gjyqësorin, por sipas tyre qeveria nuk ka vullnet politik për ndryshime në këtë sektor. Zëdhënsja e LSDM Bogdanka Kuzeska publikoi përgjigjen e thuktë të ministrit të bujqësisë Cvetan Tripunovski sa i takon bllokimit të 130 milion eurove, fonde IPARD për bujqit. Në të nuk jepen arsyet e as plane për tejkalimin e ngërçit.
“Është e qartë përse Tripunovski po i ik përballjes mediatike dhe përse nuk erdhi as në seancën pyetje deputetësh. Ai u shpërfytyrua. Nuk ka se si ti mbrojë personat e përfshirë në skandal të cilët u drejtuan kah paratë e bujqëve. LSDM nuk zbrapset nga kërkesa për përgjigje të plota dhe transparente, pasi bujqit presin përgjegjësi. Tripunovski të paktën që mund të bëj është të jep dorëheqje. Një ministër që fsheh informata nga bujqit, i cili nuk ndjen kurfarë përgjegjësie për resorin që po udhëheq; nuk ka kredibilitet të jetë ministër i bujqësisë”, theksoi zëdhënësja e LSDM-së , Bogdanka Kuzeska.
Miteva përgënjeshtron jotransparencën
Zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva përgënjeshtroi pretendimet e opozitës për stopimin e programit IPARD.
“Apsolutisht e hedh poshtë këtë pohim se fshihet çka do qoftë sa I përket kësaj procedure. Ju e dini se jemi maksimalisht transparent. Pres që ministria por edhe organet gjyqësore të japin informacione sa I takon gjendjes”, u shpreh zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva.
Fondet nga programi evropian IPARD për harkun kohor 2021 – 2027 janë suspenduar përkohësisht në Maqedoni si pasojë e problemeve dhe dyshimeve të punës së Agjencisë për mbështetje finanaciare në bujqësi dhe zhvillimin rural.
MERAL ISMAILI
