Maqedoni
Përmbytjet në vend, QMK: Po normalizohet gjendja
23.11.2025 15:42
Po normalizohet gjendja në zonat e përmbytura në vendbanimet...

Po normalizohet gjendja në zonat e përmbytura në vendbanimet e rajoneve jugperendimore dhe juglindore të vendit.
Nivelet e lumenjëve në vend e sidomos në Resnje, Manastir dhe Demir Hisar janë në mënyrë të konsiderueshme të larta se mesatarja, ndërsa ekipet e Qendrës për Menaxhim me Kriza kanë arritur ti riparojnë dëmet në zonat e përmbytura dhe të kthejnë gjendjen në normalitet, ndërkohë janë pastruar edhe shembjet e dheut në disa akse rrugore në vend, informojnë nga QMK-n.
“Në Resnjë, Manastirë dhe Demir Hisar më nuk ka dalje nga shtretërit e lumenjëve, ndërsa niveli i ujit në të është dukshëm i ulët. Rrëshqitja e tokës në aksin rrugor Manastirë – Kërçovë respektivisht në fshatin Zheleznec është tërësisht e pastruar. Në Ohër, pas përbytjeve të disa bodrumeve dhe oboreve të gjitha shërbimet kompetente kanë intervenuar dhe kanalet e përmbytura për rreth tyre janë duke u pastruar dhe ç’bllokuar. Në Shkup, Shtip, Veles, Negotinë, Kavadarë, Shenë Nikollë, Strumicë, Tetovë dhe Kumanovë nuk ka denocime sa i përket daljes së ujit nga shtretërit e lumenjëve”, u shpreh Nade Vëçkova nga QMK.
ISHP: U rekomandon popullësinë kujdesë me ujin për pije
Në ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik hartoi disa rekomandime për popullësinë e prekur në zonat e përmbyutra. Kërkojnë kujdes të shtuar sidomos me ujin e pijshëm në këto vendbanime dhe asesi të mos konsumojnë ujin nga puset individuale, derisa nuk dalin rezulatet labaratorike, se uji është i sigurtë për pije.
“Ndiqni rekomandimet e shërbimeve kompetente dhe veproni në përputhje me udhëzimet. Ndiqni rregullisht njoftimet nga shërbimet kompetente, siç janë autoritetet komunale, Qendrës së Shëndetit Publik dhe shërbimeve të ndërmarrjeve për furnizim me ujë. Zbatoni me përpikëri të gjitha rekomandimet që lidhen me përdorimin e ujit, lëvizjet në zonat e rrezikut dhe zbatoni masat e mundshme mbrojtëse”, thuhet në komunikatën e Institutit të Shëndetit Publik duke shtuar se përveç kësaj, duhet të hidhen edhe produktet bujqësore të cilët janë prekur në këto përmbytje, pasi që ato më nuk janë të sigurta për konsumim.
ISHP poashtu u rekomandon komunave që pas tërheqjes së ujit në zonat e përmbytura, të bëhet edhe dezinfektimi dhe deratizimi që të mos shfaqen insekte. Nga konsumimi i ujit të ndotur mund të paraqiten ethe, rritja e temperatures trupore, probleme në barkë dhe infeksione në lekur, në këto raste rekomandohet nga ISHP-ja që mënjëherë të kërkohet ndihmë nga mjeku amë.
Sinoptikanët paraljmërojnë se rreshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijmë por jo me intensitet të madh.
REXHEP QAMILI
