Maqedoni

Infrastruktura hekurudhore, Ivanovski: Në mjerim, përpiqemi ta revitalizojmë

23.11.2025 16:23

Udhëtimi nga Shkupi në Manastir nëpër shinat 55 vite të vjetra...

Udhëtimi nga Shkupi në Manastir nëpër shinat 55 vite të vjetra dhe të shkatëruara zgjat minimum pesë orë. Të ngjason në udhëtim shekullor për kohën dinamike që jetojmë. Vonesat janë të zakonta, më shumë se dy orë, dhe përkundër pritjes ëndra për të mbritur në destinacionin e dëshiruar mund të mbetet përgjysmë si pasojë e difekteve të shumta.
 
Gjitha këto peripeci kanë vënë në vështirësi transportin hekurudhor. Nga 14 mijë të punësuar aktualisht janë 1 mijë e 300.   
 
Drejtori Sinisha Ivanovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se po bëhen përpjekje për ta revitalizuar rrjetin hekurudhor.
 
“Hekurudhat janë në gjëndje të mjerushme. Jo shpesh herë dëgjojmë se treni lëviz 10 km në orë, 20 km në orë. T’iu them se edhe treni që lëviz 10 km në orë është sa për të thënë se atje ka tren. Momentalisht po bëjmë disa çmontime të pjesë të hekurudhave. Duke I nxjerrë binaret e vjetra shohim se janë vënë në vitin 1963, ’69, dhe janë mbi 55 vite nga sot. Rreth tridhjet vite fokusi në hekurudha ka qenë në nivel të ulët”, u shpreh drejtori i NP Hekurudhat- Infrastruktura, Sinisha Ivanovski.
 
Lidhja me Shqipërinë pas nëntë viteve, për pesë vite tren me Selanikun
 
Do të rikonstruohet edhe hekurudha deri në Kërçovë. Por, lidhja e rrjetit hekurudhor me Shqipërinë nuk do të jetë i shpejtë.
 
“Nga BE morrëm grant prej 1 milion euro që të nisim punimet fillestare. Një pjesë përrreth liqenit të Ohrit është e mbrojtur nga UNESKO dhe për këtë punojmë bashkë me Shqipërinë dhe jemi në sinkron të plotë për këtë projekt dhe kjo do të ndodhte më së paku tetë apo nëntë vite nga sot”, theksoi Ivanovski.
 
Në drejtim të jugut, nisur nga Serbia me destinacion Selanikun, brenda pesë viteve do të ndërtohet hekurudhë në të cilin do të lëvizte tren me shpejtësi prej 160 km/h.
 
“Aktualisht po zhvillohen teste që Ministria e Transportit i ka filluar nga tetori. Këto studime do të tregojnë se sa nga kjo trasë ekzistuese do të ruajmë, duke u munduar ta ruajmë sa më shumë të jetë e mundur, aty ku ka mundësi teknologjike për të rregulluar trasën. Komponenta e dytë është të ndërtohet sa më afër, paralelisht me trasën ekzistuese, një linjë e dytë”, u shpreh Ivanovski.
 
Supozohet se shuma për këtë investim do të jetë rreth 1.9 miliardë euro. Përpos hekurudhës përfshihet edhe elektrifikimi dhe sinjalizimi.
 
MERAL ISMAILI