Maqedoni
117 vjet nga Kongresi i Manastirit, sot përkujtohet Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe
22.11.2025 21:06
Sot shqipëtarët kudo që ndodhen përkujtojnë një nga momentet...

Sot shqipëtarët kudo që ndodhen përkujtojnë një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kulturore- Miratimin e Alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit më 22 nëntor të vitit 1908.
Ky vendim histrorik shënoi një hap të madh për arsimin, identitetin dhe bashkimin kombëtar. Në këtë përvjetor të shënuar, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, intelektual dhe qytetar u mblodhën për të nderuar veprën e rilindasve tanë që përmes bashkëpunimit dhe vizionit të tyre, arritën të krijonin Alfabetin e unifikuar- gurthemel i gjuhës dhe i kulturës shqipëtare.
“Sot filluam me aktivitete të ndryshme duke filluar me një tribunë shkencore të cilën e kishim këtu bashkë me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore, me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, si dhe vazhduan vizitat e shumta në muze”, u shpreh drejtori i muzeut të alfabetit, Noer Arsllani.
“Shfytëzoj rastin të uroj festat e nëntorit, duke filluar me 22 nëntorin që është vlerë shqipëtare kumbëtare e Maqedonisë, pra teritorialisht është këtu. Sot ka edhe më tepër vlerë, për shkak se është edhe kryeministri i Republikës së Kosovës bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme, është djali i Adem Jasharit, janë edhe arbëreshët nga Sicilia. Pra gjithe shqipëtarët, pike-bashkimin e kanë Manastirin”, theksoi kryetari i komuës së Çairit, Izet Mexhiti.
“Bashkë na bën gjuha- si fakt i natyrshëm, politikisht -na bën shkrimi i njehësuar i saj. Prandaj kujtojmë çdo vit 22 nëntorin si Dita e Alfabetit. Prandaj Manastiri i bashkangjitet Prizrenit dhe Vlorës si vendndodhje të rëndësishme të historisë sonë. Pëkrujtimi brenda javës edhe i Kongresit të Manastirit, edhe i Kuvendit të Vlorës lidh bashkë gjuhën e kulturën me idenë e lirisë dhe të vetëvendosjes”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Sot kur bota po funksionon ne masë të madhe me rrjete sociale dhe gjuhët e huaja, që po ashtu janë të domosdoshme, detyra jonë është të mose e harojmë Manastirin, sepse nëse harojmë alfabetin- harojmë veten. Prandaj le ta kremtojmë këtë ditë jo vetëm me fjalë, por me vepra”, theksoi djali i Adem Jasharit, Lulzim Jashari.
“22 nëntori realiasht është kthesa e identitetit tonë kombëtar, për arsye se gjuha shqipe është pjesë esenciale e identitetit tonë kombëtar shqiptar, kështu që vec faktit që këtu kemi prezencën e shtetit të Kosovës përmes përfaqësuesve të saj që ndodhen sot këtu, tregon se sa e rëndësishme për ne është gjuha shqipe”, u shpreh ambasadori i Kosovës në RMV-së, Florian Qehaja.
“Dita e alfabetit e ka rëndësinë jashtëzakonisht shumë të madhe, sepse nga shkronjat tona ne kemi arritur të mësojmë, të ruajmë kulturën dhe identitetin dhe nga gjuha shqipe jemi k’ta që jemi sot”, theksoi kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Kremtimi i kësaj dite i kujton të gjithëve, se një komb i bashkuar është më i fortë dhe më i fuqishëm dhe se gjuha shqipe është një aset i paçmuar i identitetit dhe kulturës sonë.
FITORE DEMOLLI
