Maqedoni
Parashikimi i motit
24.11.2025 09:09
Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell...

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende-vende në pjesët perëndimore herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 3°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16°C.
Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 13°C.
Nga e marta deri të shtunën, siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu.
