Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në disa vende me karrexhata të lagështa

24.11.2025 09:21

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa vende me rrugë të lagështa, informon LAMM.

 
Më 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht gjendjes aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, ultësira lumore dhe gryka, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Dellçevë.