Ekonomi
Vazhdon debati për amendamentet mbi Propozim-buxhetin për vitin 2026
24.11.2025 09:33
Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për amendamentet mbi Propozim-buxhetin për vitin 2026....

Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për amendamentet mbi Propozim-buxhetin për vitin 2026. Nga rreth 200 amendamentet e dorëzuara, një pjesë janë shqyrtuar në katër seancat e mbajtura pas përfundimit të shqyrtimit të përgjithshëm.
"Buxheti për vitin 2026 është realist, zhvillimor dhe çdo pikë është projektuar me shumë kujdes. Rritja është projektuar në 3,8 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së, që është në përputhje me përcaktimin për konsolidim fiskal", deklaroi javën e kaluar ministrja e financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Sipas saj, përmes masave për konsolidim fiskal dhe kontroll më të madh të anës së shpenzimeve, siç është parashikuar me Buxhetin për vitin 2026, dhe me vazhdimin e rezultateve pozitive në pjesën e PBB-së, do të kemi edhe ulje të borxhit publik.
Seanca plenare në të cilën do të shqyrtohet Propozim-buxheti për vitin 2026, sipas paralajmërimeve, është planifikuar të mbahet më 9 dhjetor.
