Maqedoni

Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe me cilësi të mirë

24.11.2025 09:47

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e marra nga testimet...

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e marra nga testimet, përkatësisht të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RM nr. 183/18).
 
Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Shkup sot në mëngjes e publikuan raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar, i cili është laboratori i parë në shtet që e ka akredituar punën e vet sipas standardit ISO17025:2018.
 
Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 17.11.2025 deri më 21.11.2025 mori 211 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 211 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 51 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
 
Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, thuhet në njoftim.