Maqedoni
Gjykata hedh poshtë ankesën e Prokurorisë
24.11.2025 11:17
Gjykata e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë...

Gjykata e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë, e cila kërkoi paraburgim efektiv në vend të arrestit shtëpiak për inspektorët e DAP-it, Dragan Paunov dhe Dule Dimitriev, të dyshuar për ryshfet para tragjedisë në diskotekën “Puls”.
Ankesat e Prokurorisë dhe të dyshuarve u shqyrtuan brenda 48 orëve, por momenti i saktë i vendimit mbeti i pasigurt. Inspektorët e DAP-it dyshohen për marrje ryshfeti dhe dhënie informacioni djalit të pronarit të diskotekës “Puls” në lidhje me kontrollet e paparalajmëruara. Avokati i Paunovit deklaroi se sipas praktikës së mëparshme gjyqësore, akte të tilla zakonisht nuk sanksionohen me arrest shtëpiak dhe veçanërisht jo me burgim efektiv.
