Legjionarët, Qamili gjeti golin në sekondat e fundit
24.11.2025 11:25
Qamili ka gjetur edhe njëherë tjetër rrjetën në kampionatin e Danimarkës

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Lirim Qamili, ka gjetur edhe njëherë tjetër rrjetën në kampionatin e Danimarkës me fanellën e skuadrës së Sonderjyskes. Sulmuesi nga vendi jonë ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij 2:1 ndaj Midtjyllandtë luajtur në kuadër të xhiros së 17-të të kampionatit danez.
Qamili gjeti rrjetën në minutën e 90 +10-të të sfidës, duke vendosur rezultatin përfundimtar të takimit. Për Lirim Qamilin ky është goli i katërt në 10 ndeshjet e këtij sezoni, teksa në fund morri notën më të lartë të takimit 8.6, sepse luajti vetëm 26 minuta dhe kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij. (Gazetar: Safet Ademi)
