Daku pas dy muajsh shënon në Rusi
24.11.2025 11:31
Pas dy muajve pa gol, Daku më në fund e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës....

Pas dy muajve pa gol, sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku më në fund e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës. Qendërsulmuesi gjilanas shënoi për ta siguruar fitoren e Rubin Kazanit ndaj Akhmat Groznyt.
Daku golin e shënoi në minutën e 75-të. Ishte kjo java e 16-të, e elitës së futbollit Rus. Daku, ka vuajtur për gol një periudhë të gjatë, si dhe nuk zhvilloi asnjë minutë në dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin nëntor. (Gazetar: Safet Ademi)
