Oklahoma kryeson renditjen, Klivlendi mundi L.A Klipers

24.11.2025 11:33

Në natën mes të dielës dhe të hënës, nuk zhgënjeu ekipi i Cleveland, që mundi me 120:105 L.A Clippers...

Në natën mes të dielës dhe të hënës, nuk zhgënjeu ekipi i Cleveland, që mundi me 120:105 L.A Clippers. Cleveland, para fundit të çerekut të parë e morrën kryesimin dhe të njëjtin nuk e dorëzuan deri në fund të ndeshjes, por këta ishin më të mirë në çdo periudhë të lojës. Për L.A Clippers, ishte kjo humbja e katër në pes ndeshjet e fundit të luajtura përballë ekipeve nga Lindja. I sa po kthyeri në formacionin e L.A Clippers, Kawhi Leonard  shënoi 20 pikë. Figura qëndrore në fitoren e 12-të sezonale të Cleveland, ishte Donovan Mitchell që shënoi 37 pikë. Me përpjestimin 12:5, L.A Clippers e mban pozitën e 12-të në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Cleveland  me përpjestimin 12-6  është skuadra e tretë në Lindje. 
 
Oklahoma vijon të jetë kryesuese e renditjes në NBA pas fitores 122-95 ndaj Portland, duke korrur suksesin e 17-të sezonal. Këta kanë vetëm 1 humbje. Yll i këtij takimi ishte Alexander Shai, që realizoi 37 pikë për kampionët në fuqi.
 
Në ndeshjet e tjera – Pa probleme fiton Miami, 127-117 ndaj Philadelphia. Fitore në frymën e fundit për Lakers, që mundën 108-106 Utah jazz jashtë fushe. Fiton edhe skuadra e Phoenix, që falë 49 pikëve të dyshes Brooks-Booker, mundi 111-102 San Antonio. Boston rikthehet te suksesi, duke mundur 138-129 Orlando. (Gazetar: Safet Ademi)