Botë

Sulm rus me dronë në Harkiv

24.11.2025 12:22

Një sulm rus me dronë në qytetin ukrainas të Harkivit vrau katër persona dhe plagosi 17....

Një sulm rus me dronë në qytetin ukrainas të Harkivit vrau katër persona dhe plagosi 17. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Harkivit, Igor Terekhov, në një postim në Telegram.
 
Sulmi ndodhi, ndërsa zyrtarët amerikanë, ukrainas dhe evropianë ishin në Gjenevë për të diskutuar një propozim për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë. Oleg Synegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Harkivit, e përshkroi sulmin si “masiv”. Shërbimet e emergjencës thanë se sulmi me dron në dy rrethe të Harkivit kishte shkaktuar zjarre dhe shkatërrimin e ndërtesave.
 
“Tre ndërtesa banimi dhe një strukturë infrastrukturore ishin në flakë”, thanë nga shërbimet e emergjencës.