Ekonomi

KRrE: Ndryshohen çmimet e derivateve të naftës

24.11.2025 12:56

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,55% krahasuar me vendimin e datës 17.11.2025.
 
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) rritet për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.
 
Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 0,756 denarë për kilogram.
 
Nga data 25.11.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • - Benzinë motori - ЕUROSUPER BS - 95 - 75,00 (denarë/litër)
  • - Benzinë motori - ЕUROSUPER BS – 98 - 77,00 (denarë/litër)
  • - Naftë motori - ЕURODIZEL BS (D-Е V) - 73,00 (denarë/litër)
  • - Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) - 69,50 (denarë/litër)
  • - Mazut М-1 SU - 34,865 (denarë/kilogram)