Maqedoni

Situata politike dhe ekonomike, përplasen LSDM dhe VMRO-DPMNE

24.11.2025 14:32

LSDM ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Hristijan Mickoski për çuarjen e Maqedonisë në izolim....

LSDM ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Hristijan Mickoski për çuarjen e Maqedonisë në izolim. Nga kjo parti thonë se vendi po mbetet larg  perspektivës evropiane duke ngecur reformat në çdo sektor. Sipas tyre, rruga evropiane është bllokuar teksa dhe akuzojnë Qeverinë për dështim në menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë. Veç kësaj, LSDM akuzon edhe për ngecjet në ekonomi, kontrollin e gjyqësorit.
 
“Maqedonia është përsëri në izolim. Në vend të një vendi që ecën përpara, me një perspektivë të qartë evropiane, sot shohim një vend të izoluar, ndërsa i gjithë rajoni po përparon. Nuk ka reforma në asnjë sferë, ekonomia po fundoset, investitorët e huaj po largohen, Qeveria dëshiron të rimarrë kontrollin e gjyqësorit, rruga evropiane e vendit është bllokuar plotësisht. Në vend të partneritetit me aleatët tanë, nuk po ndodh asgjë, ne nuk jemi brenda perimetrit të asnjërit prej partnerëve tanë strategjikë.”, thonë nga LSDM.
 
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj akuzave të LSDM-së, duke e quajtur reagimin e tyre si "të parashikueshëm dhe pa asnjë përmbajtje të re". VMRO-DPMNE vuri në dukje se LSDM ka dështuar të ofrojë zgjidhje për problemet e vërteta të vendit, dhe se reagimet e tyre janë thjesht përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e vetë qeverisë së kaluar. 
 
“Është paradoksale se si LSD-ja arrin të diskreditojë veten sa herë që shfaqet. Në vend që të ofrojë të paktën një argument të ri, ata përsërisin modele që nuk kalojnë prej kohësh te askush. Kur nuk ke asgjë për të ofruar, e vetmja gjë që mbetet është të shpikësh. Nëse vazhdojnë kështu, ditët e tyre më të mira do të mbeten vërtet ato kur dritat në Bihaçka mbeten të fikura.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU