Maqedoni

Agjencia e Filmit jep shpjegime për vërejtjet e EShR-së

24.11.2025 14:56

Enti Shtetëror i Revizionit, në raportin mbi punën e Agjencisë së Filmit për vitin e kaluar...

Enti Shtetëror i Revizionit, në raportin mbi punën e Agjencisë së Filmit për vitin e kaluar, kishte konstatuar disa lëshime mes së cilave: anulimi i konkursit për projekte filmike pa bazë ligjore, angazhimi i personelit për pesë herë më të mëdhenj se buxheti i miratuar, mungesa e stafit, mungesa e strategjisë për zhvillimin e industrisë së filmit, ishin vetëm disa nga ankesat, të cilat kanë shtyrë Agjencinë e Filmit të organizojë konferencë për shtyp për t’ju dhënë shpjegim të gjitha këtyre raportimeve.
 
“Ajo për të cilën ne kishim vërejtjet tona është këndi se si ka qenë i prezantuar ky raport i Enti Shtetëror i Revizionit. Ky raport fillimisht ishte për vitin 2024. Një nga vërejtjet ishte edhe mungesa e stafit. Në bazë të sistematizimit, Agjencia duhet të operojë me punësimin e 41 personave, ndërsa ja, vetëm sa për ilustrim, në vitin 2022 ka pasur 12 të punësuar, ndërsa 29 persona kanë qenë të angazhuar me kontratë në vepër, ndërsa momentalisht nga Agjencia për Film ka 7 të punësuar dhe 12 persona janë të angazhuar me kontratë në vepër apo gjithsej 21 persona apo dy herë më pak se numri real që i duhet Agjencisë.”, - deklaroi u.d. drejtori i Agjencisë së Filmit, Sashko Micevski. 
 
Micevski po ashtu dha shpjegime edhe për vërejtjet të cilat janë dhënë në ndarjet e mjeteve për realizimin e filmave, por edhe për realizimin e regjistrimit të detajuar, si në aspektin e resurseve, ashtu edhe për mjetet e shpenzuara, por edhe për borxhet.
 
Sipas tij, këtë vit janë paguar 55 projekte të filmave dhe 36 festivale, apo gjithsej 3 milionë e 160 mijë euro. Sipas tij, këtij Institucioni për vitin 2026 i janë ndarë 263 milionë denarë apo rreth 4.3 milionë euro, pa i përfshirë mjetet nga lotaria. 
 
FITIM KRYEZIU