Maqedoni

EShR e hapur për qytetarët, OJQ-të dhe mediat

24.11.2025 15:14

Enti Shtetëror i Revizionit me mbështetjen e Fondacionit “Uestminster” për Demokraci,ka organizuar punëtori...

Enti Shtetëror i Revizionit me mbështetjen e Fondacionit “Uestminster” për Demokraci, ka organizuar punëtori me temën "Përfshirja e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në përgatitjen e Programit Vjetor të Punës së EShR-së për vitin 2026". Sipas kryeauditorit shtetëror, Maksim Acevski, Institucioni EShR është i hapur dhe si i tillë do të mbetet për kërkesat dhe propozimet e qytetarëve, Organizatave Joqeveritare dhe Mediat.
 
“Nëse parashtrohet pyetja se sa është përqindja e kërkesave dhe propozimeve të pranuara nga ana e qytetarëve dhe palëve tjera, ajo është nga 29 deri më 39 për qind, që tregon se ne, si Revizion Shtetëror, jemi të hapur për qytetarët dhe për Organizatat Joqeveritare, sepse realisht, pikërisht OJQ-të dhe palët tjera janë zëri i qytetarëve, ndërsa ne si Institucion i Revizionit dëshirojmë dhe duam ta mbrojmë mënyrën e shfrytëzimit të mjeteve publike nga obligatorët tatimorë, por edhe në të njëjtën kohë të ofrojmë cilësi për qytetarët.”, - deklaroi kryeauditori shtetëror, Maksim Acevski. 
 
Sipas tij, e gjithë kjo ka qenë shumë e nevojshme nëse përcillen aktet metodologjike, para së gjithash, sugjerimet të cilat jepen për qëllimet strategjike EShR dhe trajtimin e dokumenteve ndërkombëtare, të cilat u sollën nga Into-Sajt, siç është Into-Sajt P-12, principet për praktika të mira, por edhe përfitimet, të cilat po i shohim nga vlerësimet që janë bërë nga revizorët më eminentë për punën tonë në drejtim të qytetarëve. 
 
FITIM KRYEZIU