Maqedoni
Ndahen bursat “Boris Trajkovski” 2025/2026 për studentët më të mirë
24.11.2025 15:27
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ndau bursat “Boris Trajkovski” për 20 studentët më të mirë...

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ndau bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2025/2026 për 20 studentët më të mirë, që do të vazhdojnë arsimimin e tyre në City College, Kampusi Evropian i Universitetit të Jorkut, me seli në Selanik të Greqisë. Bursat janë rezultat i aktivitetit dhe bashkëpunimit të përbashkët të presidentes, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fondacionit “Boris Trajkovski” dhe City College, Kampusi Evropian i Universitetit të Jorkut.
“Për fat të keq, partishmëria dhe politizimi ndonjëherë kanë pezulluar ose kufizuar kriteret meritokratike, duke i zëvendësuar ato me mediokritet, relativizëm moral dhe të drejtën për të zgjedhur, gjë që kërcënoi të çonte në një rritje të shpejtë të numrit të universiteteve dhe fakulteteve, profesorëve dhe studentëve, por edhe në një rënie dramatike të cilësisë së tyre. Ndonjëherë, në të kaluarën, shpesh i kam shndërruar disa nga institutet e arsimit të lartë në fabrika jo për dije, por për fabrika për diploma të fituara për parimin e fitimit dhe jo mbi etikën dhe logjikën.”, - deklaroi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.
“E përkrahim arsimimin e gjeneratës së re postdiplomike që do ta përforcojnë potencialin kadrovik të shtetit dhe prej tyre do të pritet që të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, potencoj ndaj shtetit dhe zhvillimit të tij. I uroj të gjithë kandidatët e përzgjedhur të bursës dhe u dëshiroj suksese në studime, t’i mbaroni provimet në kohën e paraparë dhe arritjet e dijes optimale për të cilën i dërgojmë në avancim.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Me këtë rast u potencua përballja me fenomenin e emigrimit të madh, eksodit të më të mirëve. Po ashtu u tha se pa inteligjencë nuk ka elitë politike, kulturore apo shkencore, duke shtuar se ata janë një faktor dhe agjent i reformave, zhvillimit dhe demokracisë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
