Maqedoni

Shënohet Dita e Pavarsisë së Shqipërisë, ambasadori Meidani organizoi pritje solemne

24.11.2025 21:45

Në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë...

Në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut organizoi një pritje solemne, të udhëhequr nga Ambasadori Denion Meidani, i cili përshkroi periudhën e sakrificave që çuan në shtetformimin dhe lirinë e kombit shqiptar.
 
“Në këtë mbrëmje u mblodhën personalitete politike, të ftuar  nga institucione të ndryshme, trupa diplomatike, personalitete të kulturës, përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe miq të Shqipërisë. Përmes atmosferës festive të pranishmit kremtuan shpirtin shqiptar dhe vlerat që mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar, duke e kthyer këtë pritje në një moment të rëndësishëm për komunitetin dhe diplomacinë shqiptare në rajon”, u shpreh ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani.
 
ARMEND MURSELI