Maqedoni

Parashikimi i motit

25.11.2025 09:01

Vranësira të ndryshueshme me periudha me diell...

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor.
 
Temperatura minimale do të jetë nga -1 deri në 6°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 16°C.
 
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor.