Sportet E Tjera
Bolt dhe Powell triumfojnë në 200 dhe 100 metra
27.05.2015 19:15
Usain Bolt dhe Asafa Powell triumfojnë në mitingun e Ostravës respektivisht në garat e 200 dhe 100 metrave...

Në eventin e përvitshëm që zhvillohet në Ceki rekordmeni Botëror në garat e sprintit 100 dhe 200 metra tregoi një formë të mirë edhe pse është ende larg gjëndjes së tij optimale.
Bolt i cili mori pjesë vetëm në garën e 200 metrave e përshkoi pistën me kohën 20 sekonda e 13 të qindat duke lënë pas atletin amerikan Isiah Young dhe grekun Tsakonas.
Sprinteri xhamajkan përmirësoi në këtë mënyrë kohën e tij më të mirë gjatë këtij viti në garën e 200 metrave prej 20 sekondash e 20 të qindat të vendosur në muajin Prill në Xhamajkë, por Bolt ka ende punë për të bërë nëse dëshiron ti afrohet sadopak rekordit të tij Botëror në këtë dispilinë prej 19 sekondash e 19 të qindat.
I intervistuar në përfundim të garës 28-vjecari amerikano-verior deklaroi se është i kënaqur me formën e tij aktuale dhe pretendon të paraqitet më mirë në takimet e radhës të Diamond League që do të mbahen muajin e ardhshëm fillimisht në New York dhe më pas në Paris e Laussanne.
Ndërkohë në garën e 100 metrave në mungesë të Bolt ishte Asafa Powell ai që ngriti lart flamurin e Xhamajkës.
Ky i fundit e ndali kronometrin me kohën 10 sekonda e 4 të qindat duke lënë pas amrikanin Young dhe britanikun Richard Kilty.
