Maqedoni
Sot seancë e re për rastin “Puls”
25.11.2025 09:13
Sot do të mbahet një seancë e re për rastin “Puls”....

Sot do të mbahet një seancë e re për rastin “Puls”. Pritet të ketë dorzim provash, pas çka do të pasojë deklarimi për fajësinë e të akuzuarve dhe fjalët hyrëse të avokatëve. Në seancën e mëparshme, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev theksoi se në Koçanë nuk u dogj vetëm klubi “Puls”, por bashkë me të u dogj edhe iluzioni se përgjegjësit e sistemit janë aty kur duhet të mbrojnë. Ai theksoi se rreziku që kishte kërcënuar për vite me radhë, si pasojë e neglizhencës institucionale, askush nga të akuzuarit nuk ka dashur ta shohë.
Gjyqtarja paralajmëroi një proces transparent dhe se çdo shtyrje e pajustifikuar e procedurës do të sanksionohet. Me vendim të gjykatës, dy procedurat u bashkuan në një çështje të vetme.
Në bankën e të akuzuarve janë 35 persona dhe përgjegjësi kërkohet edhe nga tre kompani. Ata ngarkohen për vepra të renda kundër sigurisë së përgjithshme.
